Aktualitet

Sulmi në Capitol Hilll/ Ish-strategu i Trump shpallet fajtor: Humba betejën, jo luftën

Shkruar nga Liberale
Sulmi në Capitol Hilll/ Ish-strategu i Trump shpallet fajtor: Humba

"Ne kemi humbur një betejë, por nuk do ta humbim luftën". Me këto fjalë Stephen Bannon komentoi vendimin e jurisë, e cila e shpalli fajtor për shpërfillje të Kongresit. Verdikti që për ish-strategun e Donald Trump mbërriti dje në mbrëmje pas vetëm tre orësh diskutimesh, thotë se gjendet fajtor Bannon pasi refuzoi të dëshmonte para komisionit hetimor për sulmin e 6 janarit në Capitol Hill. Bannon buzëqeshi gjatë leximit të vendimit të jurisë, siç raportohet nga CNN.

Ai është i pari në rrethin e ngushtë të ish-presidentit amerikan që shpallet fajtor si pjesë e hetimit për sulmin e 6 janarit. Gjykatësi Carl Nichols do ta caktojë dënimin më 21 tetor. bannon përballet me një minimum prej 30 ditësh burg deri në një maksimum prej dy vjetësh, përveç mijëra dollarëve gjoba.

"Kjo nuk është një çështje komplekse, por është një çështje e rëndësishme," tha ndihmës prokurorja Molly Gaston në fjalën e saj përmbyllëse. Bannon “zgjodhi besnikërinë ndaj Trump sesa respektimin e ligjit”, shtoi ai.

"Unë jam me Trump dhe kushtetutën," tha Bannon jashtë gjykatës me avokatin e tij David Schoen, duke paralajmëruar një apel të mundshëm. Bannon ka mohuar gjithmonë çdo përgjegjësi për sulmin e 6 janarit, ndërsa mburret si "arkitekti ideologjik" i përpjekjeve për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Bannon dhe Trump kishin folur disa herë në telefon dhe sipas thashethemeve, ish-strategu ishte në hotelin Willard në Uashington në ditët para kryengritjes./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH