Aktualitet

Sulmi ndaj Top Channel, si u shmang masakra vetëm 3 minuta pas largimit të gazetarëve

Shkruar nga Liberale
Sulmi ndaj Top Channel, si u shmang masakra vetëm 3 minuta pas largimit

Vetëm 3 minuta para se dhjetëra plumba kallashnikovi të shkreheshin në drejtim të një prej televizioneve më të mëdha në vendin tonë, Top Channel, gazetarët e fundit ishin larguar nga ambientet e punës së tyre. Ata sapo kishin transmetuar edicionin e fundit të lajmeve dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë që nëse do ishin vonuar, sipas hetimeve që janë publikuar sot nga mediat, edhe 180 sekonda më vonë mund të ishin pre e një sulmi terrorist dhe shumë të rëndë. Nuk dihet nëse kriminelët pritën që gazetarët të iknin apo thjesht rastësia e 3 minutave shmangu një masakër.

Makina me të cilën të paktën 3 autorë, një ‘Range Rover’, që është gjetur më pas e djegur në Golem të Kavajës me 2 kallashnikovë, nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri. Pra numri i shasisë nuk është i regjistruar nga autoritet shqiptare, dhe me shumë mundësi është vjedhur fillimisht në Angli.

Ndërkohë që një tjetër mister që e mbulon ngjarjen është edhe fakti që lidhet me targat e makinës. Targa ishte vjedhur para një muaji nga një makinë e regjistruar në Elbasan. Targat kanë qenë në pronësi të një kameramani të një emisioni në ‘Top Channel’, i cili vetëm pak kohë më parë e kishte shitur te një kushëri. Ky i fundit kishte denoncuar vjedhjen e targave.

Dyshohet se kanë qenë mbi tre persona që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndë, të paktën 2 kanë qëlluar me breshëri mbi zyrat e Top Channel, ndërkohë që një tjetër ka qenë drejtuesi i makinës. Autorët pasi kanë djegur makinën  dyshohet se kanë shkuar drejt Vlorës, ku po kryhen kontrolle pasi dyshohet të jetë hedhur armë në ferra nga një automjet në lëvizje.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH