Politikë

Sulmi ndaj policisë në Kosovë, Lulzim Basha thirrje Beogradit: Distancohuni nga aktet destabilizuese!

Shkruar nga Liberale
Sulmi ndaj policisë në Kosovë, Lulzim Basha thirrje Beogradit:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Kosovë, ku u sulmua policia dhe për pasojë humbi jetën një efektiv dhe mbetën të lënduar dy të tjerë.

Kryedemokrati Basha u ka bërë thirrje autoriteteve të Beogradit të dënojnë dhe të distancohen prerazi nga kjo ngjarje e rëndë dhe nga gjuha e aktet destabilizuese.

"I tronditur nga vrasja e punonjësit të Policisë së Kosovës dhe plagosja e një tjetër punonjësi ne Leposaviq. Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët dhe kolegët e punonjësit që humbi jetën në krye të detyrës si dhe për daljen nga rreziku e shërimin e kolegut të tij të plagosur.

Në këtë çast kritik të betejës kundër krimit jemi në krah të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe autoriteteve të vendit teksa punojnë për vënien e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë para ligjit.

Ju bëj thirrje autoriteteve të Beogradit të dënojnë dhe të distancohen prerazi nga kjo ngjarje e rëndë dhe nga gjuha e aktet destabilizuese”, shkruan Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH