Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas sulmeve në Izraeal dhe pas shpalljes së gjendjes së gatishmërisë për luftë.
Në reagimin e saj thuhet se po ndjek nga afër situatën në Izrael, dhe se deri tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar.
“Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin:+972 54-4806601 ”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.