Aktualitet

Sulçebe: Shqipërisë i mjaftojnë 2 mln vaksina, mund të sigurohen...

Shkruar nga Liberale
Sulçebe: Shqipërisë i mjaftojnë 2 mln vaksina, mund

Profesor Genc Sulçebe tha në "Open" në Top Channel se duhet ta shikojmë me qetësi situatën nga koronavirusi dhe nuk ka nevojë për debat.

Ai shtoi se duke qenë një vend i vogël, Shqipërisë i mjaftojnë 2 milionë vaksina.

“Duhet ta shohim me qetësi problemin, ska nevojë për debat nga ana profesionale. Covaksi është një marrëveshje e mbështetur nga Organizata Botërore e Shqipërisë që garanton për këto vendet që nuk kanë kontaktuar direkt me prodhuesin dhe në portofolin e Covaksin mbulohet muajt e parë të 2021 me vaksinën e Oksfordit, Astra Zeneka.

Mendoj se problemi i Shqipërisë është relativisht i thjeshtë pasi ne nuk kemi nevojë për më shumë se 2 milionë doza vaksinash për të mbuluar popullatën. Atëhere 2 milionë mund t’na i japi edhe Bashkimi Europian, mund t’na i japi edhe një vend kufitar, mund t’na i japi edhe SHBA”, tha Sulçebe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH