Economicus

Studimi: Pirja e kafes mund t'ju zgjasë jetën, ja çfarë duhet të dini

Shkruar nga Liberale
Studimi: Pirja e kafes mund t'ju zgjasë jetën, ja

Sipas një studimi të botuar në revistën “Annals of Internal Medicine” ka disa lloje kafesh që janë më pak të dëmshme për shëndetin. Pirja e kafes qoftë apo jo me sheqer mund të ulë rrezikun e vdekjes, krahasuar me ata që nuk e konsumojnë fare.

Studiuesit anketuan për pesë herë radhazi 171,616 pjesëmarrës në Britaninë e Madhe. Në anketë u pyetën rreth stilit të tyre të jetesës dhe zakonin e të pirit të kafesë. Shkencëtarët më pas kërkuan certifikatat e vdekjes për të parë se kush kishte vdekur mesatarisht shtatë vjet më vonë. Pjesëmarrësit varionin nga mosha 37 deri në 73 vjeç dhe raportuan se nuk kishin sëmundje kardiovaskulare ose kancer në kohën e sondazhit.

Sipas Dr. Christina Wee, profesoreshë në Shkollën Mjekësore të Harvardit, njëkohësisht dhe zëvendësredaktore e “Annals of Internal Medicine”, rezultatet treguan se, mes njerëzve që pinin një sasi të caktuar kafeje nga; 1,5 deri në 3,5 filxhanë në ditë, ata që e ëmbëlsonin kafenë kishin rreth 30% më pak rrezik vdekjeje, krahasuar me ata që nuk pinin kafe.

“Ata që pinin kafe pa sheqer kishin 16%-29% rrezik më të ulët të vdekjes krahasuar me ata që nuk pinin fare”, shtoi ajo.

Gjetjet përfshinë faktorët socialë të popullsisë, stilin e jetës etj. Sipas Wee, ekipi hulumtues bëri pyetje në lidhje me nivelin e pirjes së duhanit, sasinë e aktivitetit fizik, nivelin arsimor dhe zakonet dietike.

Nëse pini kafe me qumësht dhe sheqer, ose makiato me karamel, kjo nuk do t’ju ndihmojë me shëndetin. Sipas studimit, të anketuarit mesatarisht hidhnin një lugë çaji me sheqer në kafe. Rezultatet për njerëzit që përdornin ëmbëlsues artificial në kafenë e tyre ishin më pak të qarta, kështu që studiuesit nuk ishin në gjendje të nxirrnin ndonjë përfundim për njerëzit që preferojnë të zëvendësojnë sheqerin.

“Bazuar në këtë studim, mjekët mund t'u thonë pacientëve të tyre se, nuk ka nevojë të eliminojnë kafen nga dieta e tyre, por duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me kaloritë”, thotë autori kryesor i studimit Dr. Dan Liu, i cili punon në Departamentin i Epidemiologjisë në Universitetin Mjekësor Jugor në Guangzhou të Kinës.

Liu tha se, hulumtimet e mëparshme kanë treguar që konsumi i kafesë mund të mbrojë zemrën dhe të ndihmojë në trajtimin e sëmundjeve të tjera. Sipas studimit, i cili është kryer në vitin 2021, konsumimi i kafesë gjithashtu mund të zvogëlojë rrezikun e problemeve të mëlçisë. /Përgatiti K.K-Liberale.al

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH