Aktualitet

Sot 4 të infektuar, Kalo apel: Mos u shtyni drejt optimizmit të rremë

Shkruar nga Liberale
Sot 4 të infektuar, Kalo apel: Mos u shtyni drejt optimizmit të

Mjeku Tritan Kalo i ftuar në emisionin 'Open', tha se pavarësisht shifrave të ulëta të rasteve të reja me Covid-19, duhet të jemi vigjilentë dhe të respektojmë masat.

Shifra 4 përkon me numrin 4 të rasteve të para. Me të infektuarit e parë në mars. Por shifra e ulur nuk duhet të na shtyj drejt një optimizmi të rremë, por duhet të na bëjë më vigjilentë”- tha Kalo.

Më tej, mjeku tha se duke respektuar masat, higjienën dhe distancimin social, do të mund të shkojmë drejt atij që Kalo e quajti optimizëm real.

“Nëse respektojmë distancimin fizik, të mos neglizhohet higjiena dhe hapja të jetë e kujdesshme bashkë me sjelljen tonë, kjo do na shtyjë drejt optimizmit real. Ditët në vijim me hapjen që po ndodh, me liberalizimin e masave do të fitojmë një pamje reale të asaj çfarë ndodh në popullatë.

Kujdesi ndaj vetes, ndaj distancimit fizik, ndaj higjienës e rikthimi në punë duke zbatuar masat, shpresojmë mos të kemi përplasje me këtë infeksion”, shtoi mjeku Tritan Kalo.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH