Elafonisi në Kretë është plazhi më i bukur në botë, sipas një sondazhi të ri online, i cili prezantoi qindra plazhet më të mira në planet.
Kështu sipas të dhënave që u bënë publike, mijëra vizitorë dynden çdo vit në këtë cep të Kretës, ku temperatura mesatare në muajt e verës është 30.4 gradë Celsius dhe ditët me shi në gusht janë zero. Ata e duan për shkak të pastërtisë së plazhit dhe kushteve të motit të verës.
Blogerja e udhëtimeve, Hayley Warren, komentoi rezultatet e sondazhit si më poshtë: “Është e lehtë të kuptosh pse Elafonisi doli në krye: me rërën e tij mahnitëse rozë dhe peizazhin unik, nuk është vetëm i bukur, por ofron më shumë se thjesht një destinacion tipik pushimi”.

Pra, cila është lista e njëzet plazheve më të mira në botë?
- Elafonisi, Kretë, Greqi
- Turquoise Bay, Australi
- Four Mile Beach, Australi
- Plazhi Oludeniz, Turqi
- Plazhi Whitehaven, Australi
- Horseshoe Bay, Bermuda
- Plazhi i Venecias, SHBA
- Plazhi i Kuq, Santorini, Greqi
- Durdle Door, Britani
- Plazhi Kaputas, Turqi
- Plazhi Agios Pavlos, Rodos, Greqi
- Plazhi Kelingking, Indonezi
- La Concha, Spanjë
- Diani Beach, Kenia
- Camps Bay, Afrika e Jugut
- Plazhi Railay, Tajlandë
- Beit Yanai, Izrael
- Plazhi Arashi, Aruba
- Egremni, Lefkada, Greqi
- Gjiri Hout, Afrika e Jugut.