Aktualitet

Silva Bino: Virusi rri në ajër, qytetarët duhet të mbajnë maskë

Shkruar nga Liberale
Silva Bino: Virusi rri në ajër, qytetarët duhet të

Silva Bino, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, tha sot se ato që raportohen çdo ditë për shifrat e të prekurve nga koronavirusi, janë të dhëna reale, ndërsa theksoi se kurba është sheshuar. Ajo sugjeroi se maska duhet për të mbrojtur qytetarët gjatë jetës jashtë mureve të shtëpisë sepse virusi rri në ajër.

"Ky është virus që do qarkullojë në popullatën e të gjitha vendeve, do duhet kohë që popullata të ndërtojë imunitetin, qoftë imunitetin natyror, qoftë nëpërmjet një vaksine që nuk do jetë e gatshme deri nga fillimi i vitit tjetër. Kjo do ta minimizonte shumë sëmundjen, pra, sëmundja do qarkullojë e për këtë arsye duhet të jemi të përgatitur në çdo moment që shumë elementë të këtyre masave që e quajmë distancim social, unë do e quaja distancim fizik, të zbatohen, se kemi qenë shumë të lidhur, të kuptojmë që kemi një realitet të ri, që do të thotë që nuk duhet të rrimë në ambiente të mbyllura.

Për momentin kemi përqendrim të virusit në ajër, ndaj rekomandohen edhe ndryshimet e reja, çdo gjë adaptohet me të dhënat e reja, mund të mos kesh nevojë për maskë profesionale, por një maskë që të mbron, edhe një maskë kirurgjikale apo që bëhet me shtresat e duhura prej beze apo nape, apo cope mund të përdoret fare mirë”, tha ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH