Bloody Mary është një kokteil me shije fantastike me bazë vodkën dhe lëngun e domates.
Ja si ta përgatisni:
-Hidhni lëngun e domates në një gotë të madhe. Shtoni kripë, piper dhe 5 lugë çaji salcë Worcester.
-Shtoni 1 lugë çaji salcë Tabasko, lëngun e limonit, 3 degë selino dhe 3 lugë çaji biter aromatik.
-Kalojeni në blender. Hidheni më pas në një gotë. Shtoni 50 ml vodka dhe disa kube akulli në një gotë tjetër.
-Hidhni kokteilin dhe përziejini mirë. Servireni me pak kastravec, karotë dhe 1 degë selino.