Showbiz

Si të përgatisni millefoglie me krem!

Shkruar nga Liberale
Si të përgatisni millefoglie me krem!

Millefoglie me krem, e thënë shqip-shqip, petë e butë e pjekur me krem pastiçerie, është një ndër recetat më të shpejta dhe të shijshme që mund të gatuani.

Përbërësit!

1 pako petë sfoliatë

½ litër qumësht

2 lugë miell

1 vezë

Lëkurë limoni

Marrim petën sfoliatë dhe e presim në shirita të gjera e më pas në kubikë. Në një enë trazojmë vezën me sheqerin dhe miellin. Pasi të jenë bashkuar përbërësit hedhim qumështin dhe fetën e limonit. E vendosim enën në zjarr dhe e përziejmë në temperaturë të ulët, derisa masa të trashet. Petët që i kemi pjekur në furrë i hapim si në video, shtrojmë pak krem në mes dhe kështu kemi krijuar mini-torta. Në pak minuta, ëmbëlsira është gati.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH