Aktualitet

Shtyrja e zgjedhjeve, Shahini: U koordinuam edhe me Presidentin

Shkruar nga Liberale
Shtyrja e zgjedhjeve, Shahini: U koordinuam edhe me Presidentin

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini thotë se zgjedhjet në universitete u shtynë për arsye se zhvillimi në qershor nuk sigurinte gjithëpërfshirjen e studentëve. Ajo shkruan më tej në Facebook, se ky vendim është koordinuar me të gjitha institucionet e angazhuara, përfshirë edhe zyrën e Presidentit.

“Përderisa nuk kishim siguri se data e mëparshme mundësonte gjithëpërfshirjen e studentëve, u detyruam ta shtyjmë atë. Vendim ky, i ndërtuar mbi propozimet e vetë studentëve dhe i koordinuar me të gjitha institucionet e angazhuara në këtë proces, përfshirë edhe zyrën e Presidentit.

Në këtë kontekst, deklaratat e PD-së për “beteja” opozitare janë absurde. Në vend të sajimit të kauzave të paqena, do ndihmonte shumë politikëbërjen arsimore sikur energjitë opozitare të kanalizoheshin në kauza reale që do të përmirësonin cilësinë dhe menaxhimin në arsim”, thekson Shahini në postimin.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH