Aktualitet

Shtyhet afati i aplikimeve, qeveria u përgjigjet kritikave: Kemi rritur me 75 për qind buxhetin për projektet e kërkimit shkencor

Shkruar nga Liberale
Shtyhet afati i aplikimeve, qeveria u përgjigjet kritikave: Kemi rritur me

Punimet shkencore në vendin tonë mungojnë përgjithësisht, në shumë raste lënë për të dëshiruar, ose në raste të tjera janë plagjiaturë. Mungesa e fondeve dhe investimet e pakta në fushën e shkencës nga ana e qeverisë janë arsyet kryesore që ka ngritur oborri akademik si shqetësim dhe njëkohësisht e ka përdorur si argument për situatën e mjerueshme të punimeve shkencore.

Qeveria pretendon se këtë vit ka rritur me 75 për qind fondin për kërkimin shkencor dhe ka shtyrë afatin e aplikimeve, me qëllim që të kenë mundësi të aplikojnë të gjithë të interesuarit.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se buxheti për kërkimin shkencor është rritur me 75 për qind në krahasim me vitin 2022. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kushi thekson me këtë buxhet po ecet drejt përmbushjes së angazhimit për të rritur financimin e kërkimit shkencor në 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2030.

“Këtë vit kemi rritur me 75% buxhetin për projekte të kërkimit shkencor në krahasim me vitin 2022, duke ecur shpejt drejt përmbushjes së angazhimit tonë për të rritur financimin e kërkimit shkencor në 1% të PBB deri në vitin 2030. Falë këtij buxheti, me thirrjen e këtij viti do të mundësojmë edhe rritjen e numrit të projekteve fituese por edhe përmirësimin e cilësisë së tyre”, shprehet ministrja Kushi.

Duke iu referuar projekteve për kërkimin shkencor Kushi ka bërë të ditur edhe shtyrjen e afatit të aplikimeve, ku universiteteve iu bëhet thirrje që të aplikojnë për projekte shkencore deri në 17 mars.

“Përgjatë këtyre ditëve kemi parë një angazhim dhe interes të lartë nga universitetet dhe institucionet kërkimore shkencore për të aplikuar në këtë thirrje. Prandaj, nisur nga nevoja dhe kërkesat tuaja për më shumë kohë në dispozicion, Bordi i Administrimit të AKKSHI-së mori vendimin për shtyrjen e afatit të aplikimit deri në datën 17 Mars 2023”, thekson më tej Kushi.

Ministrja Evis Kushi bëri të ditur gjithashtu se do të hapet edhe një thirrje e dytë “e cila do t’i dedikohet vetëm projekteve që vijnë nga bashkëpunimet mes universiteteve dhe bizneseve, me qëllim modernizimin e proceseve teknologjike ose përmirësimin e standardeve të produkteve dhe shërbimeve.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH