Showbiz

Shqiptarja në Itali: Kunata më bëri magji dhe më ndau nga burri

Shkruar nga Liberale
Shqiptarja në Itali: Kunata më bëri magji dhe më ndau nga

Mëngjesin e sotëm në "Aldo Morning Show" një zonjë e quajtur Bukurie e cila jetonte në Itali, u ndal te historia e saj e dashurisë.

Ajo tha se kishte një dashuri të madhe mes saj dhe bashkëshortit, por familja e tij nuk e donte.

Bukuria gjithashtu shtoi se kunata e saj është "magjistare" dhe i ka ndarë.

“Ai ishte 6 muaj më i madh se unë dhe nuk ka thënë asnjëherë “hë moj mbylle gojën ti se je më e vogël se unë”. Asnjëherë. Ne ishim shokë, përqafoheshim më shumë, duheshim më shumë, kupton? Kam kaluar një jetë të mrekullueshme. U ndamë vetëm nga xhelozia sepse nuk më donin njerëzit e burrit se isha e bukur, isha nga një familje e lartë”, u shpreh zonja në emisionin e mëngjesit në Tv Klan.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH