1

Shqipëria gati për Tokion, ja kur garojnë kuqezinjtë

               Publikuar në : 13:17 - 21/07/21 liberale

Ekipi olimpik i Shqipërisë që do të marrë pjesë në “Tokio 2020” gradualisht po plotësohet. Mëngjesin e djeshëm në drejtim të Japonisë u nis edhe grupi i katërt, që përbehej nga atletja Luiza Gega dhe trajneri i saj Taulant Stermasi.

Së bashku ishte edhe kreu i Qitjes, Stefan Rrufa, ndërsa qitësja Manuela Delilaj do t’i bashkohet këto ditë ekipit, pasi do të fluturojë direkt nga Zyrihu, aty ku jeton dhe stërvitet. Dje gjithashtu kanë fluturuar drejt Tokios edhe kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, si dhe sekretari i përgjithshëm Stavri Bello.

Të fundit që do t’i bashkohen skuadrës janë atleti Izmir Smajlaj së bashku me trajnerin e tij Gjergj Ruli, të cilët do të nisen të premten. Siç dihet Lojërat Olimpike do të mbahen më datat 23 korrik deri më 8 gusht, nën masa të rrepta sigurie për shkak të situatës së krijuar prej COVID-it.

Ceremonia e hapjes nuk do të zhvillohet si zakonisht, kur parakalonte e gjithë skuadra. Do të jenë vetëm dy sportistët kuqezi që do të mbajnë flamurin e Shqipërisë në Tokio: Luiza Gega dhe Briken Calja, ndërsa ceremonia do të bëhet pa praninë e publikut. Për sa u përket garave, i pari që do të zbresë në konkurrim nga kuqezinjtë do të jetë gjimnasti Matvei Petrov, i cili do të marrë pjesë në kualifikueset e kaluçit me doreza në mëngjesin e 24 korrikut.

Ndërkohë, ashtu sikurse ka deklaruar edhe vetë presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli, Shqipëria ka pritshmëritë më të larta nga peshëngritësi Briken Calja, me të cilin synohet medalja e parë olimpike në historinë e vendit. Në tabelë pasqyrohen data dhe oraret e garave të sportistëve të tanë.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back