
Përpos grushteve dhe shqelmave, të rinjtë kanë përdorur edhe sende të forta, duke marr edhe konet e parkimit për të gjuajtur një të ri në grup. Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihen që ngjarja ka ndodhur në prani të të rriturve, por nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga këta të fundit për të shuar sherrin.
Top Channel pyeti policinë e shtetit, e cila njofton se për ngjarjen janë evidentuar të gjithë personat e përfshirë në sherr, teksa u bë me dije se oficerja e sigurisë dhe oficerët e Komisariatit nr 3 kanë ndërhyrë duke punuar ende për sqarimin e rrethanave dhe shkaqet e konfliktit.
Siç shihet nga pamjet janë shumë të rinj të pranishëm, por 6 gjimnazistë duket se kryejnë veprime aktive duke sulmuar një djalë, i cili i vetëm mbrohet me duar ndaj grushtave dhe goditjeve me sendet e forta.