Sociale

Vendi përfshihet nga rebeshet, sinoptikanët: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Shkruar nga Liberale
Vendi përfshihet nga rebeshet, sinoptikanët: Zonat që

Shqipëria është përfshirë nga reshje shiu, ku në disa qarqe nuk do të mungojnë edhe rrebeshet.

Sipas sinoptikanëve, kryeqyteti, Shkodra dhe Lezha janë qarqet që do të kenë më shumë reshje shiu dhe përmbytje lokale.

Për pasojë nuk do të mungojnë edhe temperaturat e ulëta.

“Nga e marta në vijim kemi rënie graduale të temperaturave të ajrit si në vlerat minimale edhe ato maksimale”, tha sinoptikani Hakil Osmani.

Në disa zona malore të vendit nuk do të mungojnë edhe reshjet e dëborës.

“Në zonat e thella malore në pjesën e dytë të javës do kemi prezente edhe reshje dëbore në verilindje dhe juglindje”, tha Osmani.

Herë pas here problem do të jetë edhe era duke krijuar dallgëzim në det të hapur. Sipas sinoptikanëve, kjo situatë moti i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe dëborë pritet të na shoqërojë deri në fund të muajit Mars.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH