Sociale

U zhduk papritur ditën e Shën Valentinit, gjendet pas 5 ditësh 20-vjeçarja nga Prrenjasi

Shkruar nga Liberale

U zhduk papritur ditën e Shën Valentinit, gjendet pas 5 ditësh

Një 20-vjeçare nga fshati Rrajcë i Prrenjasit alarmoi familjen dhe policinë pasi humbi kontaktet me të afërmit më 14 shkurt.

Policia bën me dije se pas ditësh kërkime, sot kanë arritur të gjejnë vendodhjen e saj, duke e kthyer tek familja. 

“Pas pesë ditësh kërkimesh, këtë të mërkurë policia arriti të lokalizojë dhe të kthejë në familje të renë, e identifikuar si Xh.R. Ajo kishte ndërprerë çdo komunikim me të afërmit pasi ishte larguar nga shtëpia më 14 shkurt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, denoncimi për zhdukjen e saj u bë nga nëna, e cila shprehu shqetësimin, pasi nuk kishte asnjë informacion mbi vendndodhjen e vajzës që prej ditës së Shën Valentinit. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH