Sociale

Shqiptarët në emigracion/ Nis “pushtimi” i Pogradecit nga punëtorët indianë, mes tyre edhe dy inxhinierë

Shkruar nga Liberale
Shqiptarët në emigracion/ Nis “pushtimi” i Pogradecit nga

India ka një popullsi prej 1.4 miliardë banorësh çka do të thotë se popullsia e Shqipërisë mund të zëvendësohet për dy-tre dekada nëse nuk do të frenohet emigracioni në vendin tonë

Mungesa e krahut të punës në vendin tonë si pasojë e emigrimit masiv ka bërë që kompanitë shqiptare të kërkojnë puntorë te huaj. Një kompani ndërtimi në Pogradec ka të punësuar disa shtetas indianë, mes tyre edhe dy inxhinerë.

Ata tregojnë se kjo është një eksperiencë e re për ta dhe se kanë një bashkëpunim shumë të mirë më shqiptarët

“Jam nga India, erdha këtu për punë sepse të provoja një eksperiencë dhe teknologji të re pune këtu. Ka një ndryshim të madh mes punës këtu dhe asaj në Indi. Kam një eksperiencë të mirë pune në Indi dhe erdha për të dhënë eksperiencën time por edhe të provojë punën këtu. Kam 2 muaj që punoj këtu, jam inxhiner civil. Njerzit këtu janë fantastikë, janë të sjellshëm me ne, na ndihmojnë dhe janë shumë bashkëpunues në punë”, thotë Anuj Upadhyay, inxhinier civil.

Të huajt nga India thonë se gjetja e një pune në Europë nuk është e lehtë, ndërsa në Shqipëri ka më shumë mundësi per ta.

“Kam gati 5 vite eksperiencë pune si inxhiner. Pse zgjodha Shqipërinë? Së pari krahasuar me shumë vende të tjera të Europës, Shqipëria na jep mundësinë të punojmë me teknologjitë e reja, në Europë nuk është e lehtë të gjesh një punë, ndërsa këtu të mbështesin për të bërë punën. Këtu janë shumë bashkëpunues dhe kjo më shërben shumë për eksperiencën time. Në Indi ne ndjekim të tjera standarde dhe këtu ka të tjera, por kjo lloj eksperience na shërben shumë”, shprehet Vinay Challapalli.

Edhe punëdhënësit shqiptarë shprehen të kënaqur me punën e të huajve që kanë zgjedhur juglindjen. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH