Sociale

Sezoni i shalqinit, përse ankohet për çmimin edhe fermeri, edhe konsumatori?

Shkruar nga Liberale

Sezoni i shalqinit, përse ankohet për çmimin edhe fermeri, edhe

Fermerët ankohen për çmimet ulëta pasi nuk mbulojnë dot shpenzimet. Konsumatorët ankohen për çmimet e shtrenjta pasi nuk i blejnë dot, me të ardhurat që sigurojnë. Historia përsëritet. Atëherë kush, përfiton përveç një grushti tregtarësh, të njohur si grosistë, të cilët abuzojnë me çmimet? Cili është apo cili duhet të ishte më saktë roli i shtetit për të mbrojtur konsumatorin dhe për të inkurajuar prodhuesin?

Shembulli më i fundit vjen nga sezoni i shalqinit, teksa historia përsëritet.
Fatjon Mertiri nga Bishani i Fierit është gati të mbledhë prodhimin nga toka e tij.

Ai ka mbjellë një sipërfaqe të madhe me varietetin Obla të shalqinit dhe për pak ditë fillon procesin e vjeljes ashti si gjithë fermerët e zonës. Edhe pse nuk ka përfituar nga skemat ndihmëse të qeverisë, Fatjoni ka arritur të prodhojë një sasi të konsiderueshme të bostanit me vlera ushqyese dhe kualitet të lartë, të kultivuar në mënyrë bio me elemente organike.

Por ndërsa prodhimi është shumë i mbarë Fatjoni dhe fermerët e tjerë i tremben tregut.

“Çmimi s’na pëlqen. Sipas Mertirit, tregu aktual është i pasigurt dhe fermerët nuk kanë informacion të qartë mbi çmimin dhe sasinë e kërkesës. Çmimi i ofruar prej 22 – 23 lekë për kilogram është i pakënaqshëm për ta”, tha ai. Konsumatori nga ana tjetër pretendon se detyrohet ta blejë me çmim pesë deri në dhjetë herë më shtrenjtë produktin e fermerit, kur del në treg.

Në gjithë Myzeqenë janë të shumtë fermerët si Fatjoni, të pasigurt për shitjen e prodhimit të tyre, pasiguri që e shton edhe fakti që ende nuk ka kërkesë të mjaftueshme për eksport.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH