Sociale

Reshjet e borës paralizojnë rrugën e Arbrit, qindra makina mbeten të bllokuara

Shkruar nga Liberale
Reshjet e borës paralizojnë rrugën e Arbrit, qindra makina mbeten

Reshjet e borës kanë paralizuar qarkullimin e makinave në rrugën e Arbrit, si dhe kanë shkaktuar vështirësi në disa akse të tjera rrugore në vend.
 
Problematike situata paraqitet këtë pasdite në rrugën e Arbrit, aty ku qindra makina janë bllokuar në pamundësi të lëvizin për shkak të reshjeve intensive të borës që duket se ka kapur në befasi jo vetëm shoferët por edhe autoritetet përkatëse për mirëmbajtjen e rrugës.
 
Shoferët ankohen se janë bllokuar për orë të tëra së bashku me familjarë, të moshuar e fëmijë, ndërsa asnjë mjet borëpastrues nuk ka mbërritur deri në këto momente.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH