Sociale

Çfarë duhet të pini për një mendje të shëndetshme?

Shkruar nga Liberale.al
Çfarë duhet të pini për një mendje të

Një kujtesë e fortë dhe një mendje e shëndetshme janë thelbësore për një jetë aktive dhe produktive. Përveç ushqimeve dhe aktiviteteve fizike, pijet që konsumojmë luajnë një rol të rëndësishëm në funksionimin e trurit. Ja disa pije që mund të ndihmojnë në forcimin e kujtesës dhe përmirësimin e shëndetit mendor:

·         Çaji: Studimet kanë treguar se konsumimi i çajit lidhet me ruajtjen e sistemit nervor dhe përmirësimin e kujtesës. Një studim i kryer në Universitetin e Singaporit tregoi se konsumimi i përditshëm i çajit ka një lidhje të fortë me shëndetin e mirë emocional dhe përqendrimin për një kohë të gjatë. Për të përfituar nga këto vlera, mund të konsumoni një filxhan çaj në ditë, duke zgjedhur ato natyralë dhe sa më të freskët.

·         Uji: Hidratimi është thelbësor për funksionimin e duhur të trurit. Një truri të pahidratuar i duhet më shumë sforco për të funksionuar. Specialistët rekomandojnë që meshkujt të konsumojnë 2.5 – 3.7 litra ujë në ditë dhe femrat 2 – 2.7 litra, në varësi të peshës trupore dhe mjedisit ku jetojnë. Dehidratimi mund të shkaktojë dhimbje koke, marramendje dhe një gjendje letargjike.

·         Çaji i malit: Ky çaj është i pasur me vlera dhe ndihmon në uljen e tensionit të lartë të gjakut, si dhe në përmirësimin e tretjes. Përveçse për të përballuar gripin, çaji mund të përdoret edhe si një kurë qetësuese që i dhuron shëndet mendjes tuaj.

Për të arritur një kujtesë të fortë dhe një mendje të shëndetshme, është e rëndësishme të kombinoni konsumimin e këtyre pijeve me një dietë të balancuar, aktivitet fizik të rregullt dhe pushim të mjaftueshëm.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH