Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, ku Leo Sadiku 12-vjeç, nga fshati Pocestë i Maliqit ndërroi jetë në rrethana të papritura në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës.
Ndërkohë në shkollën 9-vjeçare Vashtëmi në Maliq, ku Leo studionte, janë mbajtur homazhe për 12-vjeçarin.
Bashkëmoshatarët e tij kanë vendosur në bankën e tij lule, ndërsa shkolla në një mesazh prekës thotë se Leo do të jetë gjithmonë me ta.
“Stafi mësimor dhe nxënësit e shkollës sonë humbën sot në mënyrë të papritur nxënësin e klasës së shtatë Leo Sadiku. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes Sadiku! Leo do të jesh gjithmonë me ne”, shkruan shkolla 9-vjeçare Vashtëmi.