Sociale

Lajm i MIRË: Miratohet indeksimi i pensioneve me  4.1%, përfitojnë 791 mijë qytetarë

Shkruar nga Liberale

Lajm i MIRË: Miratohet indeksimi i pensioneve me  4.1%,

Miratohet rritja e pensioneve me 4.1%. Lajmi i mirë u konfirmua sot nga Ministri i Kulturës Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, i cili tha se janë mbi 791 mijë përfitues dhe kjo fillon efektin nga 1 tetori.

Gonxhe: Miratohet indeksimi 4.1% i pensioneve, mbi 791 mijë përfitues nga 1 tetori. Synimi kryesor i indeksimit është të ruajmë fuqinë blerëse. Qeveria e Shqipërisë i ka në vëmendje të veçantë pensionistët, të kemi një jetë sa më të denjë për ta dhe për këtë po punojmë, për të pasur një rishikim të skemës dhe mundësive për të arritur në një rritje të të ardhurave për këtë kategori.

Pyetje: Në çfarë faze është puna për rishikimin e pensioneve?

Gonxhe: Nuk them dot shumë detaje, po përqendrohemi të barazia mes të ardhurave të profesioneve të njëjta por dalja e pensioneve në vite të ndryshme. Synim është të shikojmë nivelet dhe kategoritë e çfarë do lloji profesioni.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH