Sociale

Infertiliteti në rritje, EKSPERTËT e shëndetit shpjegojnë shkaqet

Shkruar nga Liberale

Infertiliteti në rritje, EKSPERTËT e shëndetit shpjegojnë

1 në 6 individë në moshë riprodhuese përjetojnë infertilitet në jetën e tyre anë e mbanë globit. Në këtë raport luhatet edhe vendi ynë, ku pamundësia për të sjellë në jetë një fëmijë po kthehet në një problem shqetësues për familjet.

Mjekët obstetër- gjinekologë thonë se shkaqet lidhen shumë me stilin e  jetesës, ku lëndët narkotike dhe alkooli kanë njohur rritje.

 “Me modernizimin e jetës, futjen e drograve dhe alkoolit, shtimi i obezitetit në shkallë mbarëbotërore, ka bërë që edhe numri i pacientëve infertile të shtohet. Prevalenca në vendet e zhvilluara është 17% ndërsa në vendet e varfra rreth 9%”, tha për RTSh gjinekologia në “Mbretëresha Geraldinë”, Evis Binaj.

Rritje ka njohur edhe infertiliteti sekondar, pamundësia për të konceptuar një fëmijë të dytë që përveç faktorit të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme ka edhe moshën e shtyrë.

“Gratë gjithnjë e më shumë po e shtynë në moshën e shtatzënisë duke bërë që m kalimin e viteve bie cilësia dhe sasia e vezëve.

Një lajm i mirë vjen materniteti “Mbretëresha Geraldinë” për të gjitha çiftet që vuajnë nga plaga e infertilitetit.

“Duke parë numrin e rasteve të infertilitetit që janë në shtim edhe në maternitetin tonë, tashmë brenda vitit, do të kemi qendrën tonë të trajtimit të infertilitetit. Duke patur parasysh jo vetëm strukturat laboratorike por edhe më gjerë, sepse infertiliteti nuk trajtohet vetëm me fekondim in vitro. Para se të shkojmë te fekondimi duhet të trajtohen njëherë patologjitë baze të cilët paraqet si gruaja ashtu dhe burri dhe pastaj nëse nuk arrin një shtatzëni në kushte normale, kalohet në fekondim in vitro”, shpjegoi mjekja.

Infertiliteti ndikon negativisht në jetën e çifteve dhe veçanërisht të grave, të cilat shpesh përjetojnë dhunë, divorc, stigmë sociale, stres emocional, depresion, ankth dhe vetëbesim të ulët.

Infertiliteti në rritje, EKSPERTËT e shëndetit shpjegojnë

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH