Të rinjtë vullnetarë duke punuar në terren të vështirë, për ndërtimin e hekurudhës Elbasan-Librazhd, viti 1969.
Kështu u thuhej të rinjve se ndërtohej sozializmi, kryesisht me punë vullnetare. Të rinj, nxënës dhe studentë nga e gjithë Shqipëria grumbulloheshin nga të katër anët dhe jepnin kontribut për ndërtimin e hekurudhës por edhe të veprave të tjera madhore.
Ishte një ndër segmentet më të vështira për shkak të terrenit. Prej disa viteve ajo ka dalë jashtë përdorimit. Hekurudha e gjatë 159 km, kalon nëpër qendrat e banuara: Durrës, Golem, Kavajë, Lekaj, Rrogozhinë, Peqin, Bishqem, Papër, Elbasan, Mirakë, Librazhd, Xhyrë, Përrenjas, Lin, Memlisht e Guri i Kuq.
Kalon në terren malor dhe u ndërtua në disa faza. Për fazën e parë të hekurudhës, nga Durrësi deri në Peqin, e para në vend me gjatësi prej 44 km, punimet filluan më 1 maj 1947 dhe u përurua më 7 nëntor 1947 nga Enver Hoxha. Më vonë u ndërtuan vijat hekurudhore Peqin-Elbasan (33 km, 1950), Elbasan-Librazhd (25 km, 1969-1972), Librazhd-Përrenjas (28 km, 1972-1974), Përrenjas-Guri i Kuq (29 km, 1975-1979). Për ndërtimin e gjithë kësaj vije hekurudhore u hapën 24 tunele me gjatësi të përgjithshme rreth 10 km, ndërmjet të cilëve tuneli i Qafëthanës, u ndërtuan 723 vepra arti, ndërmjet të cilave Ura e Bushtricës, si dhe 15 stacione hekurudhore.