Sociale

FOTO E DITËS: Lind te "Mbretëresha Geraldinë" BEBJA me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Lind te "Mbretëresha Geraldinë"

Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”  ka lindur bebja me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit. Lajmi i bukur është bërë me dije nga ministraj e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila njofton se bebi ka lindur 6150 gr dhe ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindjeje të suksesshme natyrale.

"Bebi me peshën më të madhe i lindur në 10 vitet e fundit, pranë SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”. Ky bebush ka lindur 6150 gr dhe ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindjeje të suksesshme natyrale, falë stafit mjekësor të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.

Mirënjohje nga për stafin mjekësor dhe infermieror, pasi falë punës dhe përkushtimit të tyre nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë."- shkruan Koçiu. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH