Sociale

Evitoni orizin, ja disa këshilla më të mira nëse telefoni juaj është lagur

Shkruar nga Liberale

Evitoni orizin, ja disa këshilla më të mira nëse telefoni

 

Kur telefoni juaj prishet sepse e keni lagur, do të bëni gjithçka për ta shpëtuar. Megjithatë, disa nga këshillat që qarkullojnë në internet nuk janë aq të mira sa duken në shikim të parë.

Interneti është plot me “mashtrime” që pretendojnë se ju ndihmojnë të thani telefonin tuaj duke përdorur tharëse flokësh ose oriz, por Apple thotë se në të vërtetë mund ta dëmtoni pajisjen tuaj në këtë mënyrë.


Nëse telefoni juaj nuk ndizet dhe shihni një paralajmërim që ka ujë në të, Apple thotë se është më mirë të jeni të durueshëm, shkruajnë mediat.

Çfarë nuk duhet të bëni

1. Mos e vendosni telefonin në oriz. Kjo është një nga “këshillat e internetit”. Telefoni mund të dëmtohet më tej pasi orizi do të kufizojë rrjedhën e ajrit.


2. Mos përdorni tharëse flokësh ose burime të ngjashme të nxehtësisë së jashtme. Apple nuk shpjegon saktësisht pse nuk duhet ta bëni këtë, por ajri i kompresuar ndoshta thjesht e shtyn ujin prapa.

3. Nëse e shihni ende paralajmërimin e lëngut pas gjysmë ore ose më shumë, do të thotë se ka ende ujë brenda vëndit të karikimit. Prandaj, mos e vendosni telefonin për ta karikuar.

4. Mos futni asnjë objekt të huaj në vendin  e karikimit, pasi kjo mund të dëmtojë kunjat e vogla ose të ngecë diçka brenda, gjë që mund të bëjë që telefoni juaj të ndalojë karikimin.

Çfarë duhet të bëni?

1. Gjëja e parë (dhe logjike) është të largoni telefonin nga burimi i lëngut dhe ta fshini me një leckë ose peshqir të tharë.


2. Shkëputni çdo kabllo që mund të jetë futur në iPhone tuaj dhe hiqeni ato në të njëjtën kohë.

3. Nëse telefoni është lagur plotësisht, mund të ndihmojë ta fikni menjëherë.

4. Për të hequr ujin nga vendi i karikimit, Apple sugjeron “tundni butësisht telefonin me pozicion të kthyer poshtë”.

5. Pasi t’i keni bërë të gjitha këto, lëreni telefonin diku në të thatë dhe që ka rrjedhje të mirë ajri dhe prisni. Është mirë ta lini kështu për të paktën 24 orë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH