Sociale

EMRAT/ Intelektualët shqiptarë peticion AMA-s: Largoni sharlatanët nga ekranet...

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Intelektualët shqiptarë peticion AMA-s: Largoni

Një grup intelektualësh nga më të rëndësishmit në vend, ku renditen: Rexhep Qosja, Bamir Topi, Xhevat Lloshi, Pëllumb Xhufi etj, i kanë kërkuar AMA që të ndërhyjë në një fenomen që po shikohet në ekranet shqiptare.

Në këtë dokument theksohet: Me këtë peticion, ne, një grup studiuesish, intelektualësh, studentësh e qytetarësh të tjerë, shumë të shqetësuar për cilësinë e mediave audiovizive dhe respektimin e informacionit shkencor, dëshirojmë t’ju drejtohemi me një kërkesë të rëndësishme dhe urgjente.

Niveli i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante. Disa studio televizive janë kthyer në platforma për individë të papërgatitur nga ana shkencore, të cilët promovojnë idenë se shqipja është gjuha më e lashtë në botë dhe nëna e të gjitha gjuhëve, se të gjitha gjuhët e botës shpjegohen me anë të shqipes, se ajo është gjuhë e natyrës, se kjo gjuhë nis me fillesat e njerëzimit etj. Formulime të tilla nuk kanë asgjë shkencore dhe, si të tilla, kultivojnë psikoza të sëmura e të rrezikshme në opinionin publik.

Institucioni që ka për detyrë të ruajë publikun nga informacione të gabuara, të dëmshme e të rrezikshme është AMA. Ky institucion i ka të përfshira në statutin e vet këtë detyrë dhe këtë përgjegjësi në pikën “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, përmes “garantimit të së drejtës së informimit” dhe “respektimit të standardit letrar të gjuhës shqipe”.

A mund të lejohet përbaltja e figurave me kontribut të shquar në fushën e albanologjisë, si ajo e Prof. Eqrem Çabejt, të njohur ndërkombëtarisht nga shkenca albanologjike? Krijohet përshtypja se mediat dhe disa prej personave të ftuar prej tyre duan të krijojnë një “shkencë” shqiptare, që i kundërvihet asaj botërore, çka na bën qesharakë në sy të botës.

Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Agjencisë për Media dhe Informim

Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit

Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA)

Me këtë peticion, ne, një grup studiuesish, intelektualësh, studentësh e qytetarësh të tjerë, shumë të shqetësuar për cilësinë e mediave audiovizive dhe respektimin e informacionit shkencor, dëshirojmë t’ju drejtohemi me një kërkesë të rëndësishme dhe urgjente.

Niveli i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante. Disa studio televizive janë kthyer në platforma për individë të papërgatitur nga ana shkencore, të cilët promovojnë idenë se shqipja është gjuha më e lashtë në botë dhe nëna e të gjitha gjuhëve, se të gjitha gjuhët e botës shpjegohen me anë të shqipes, se ajo është gjuhë e natyrës, se kjo gjuhë nis me fillesat e njerëzimit etj. Formulime të tilla nuk kanë asgjë shkencore dhe, si të tilla, kultivojnë psikoza të sëmura e të rrezikshme në opinionin publik.

Institucioni që ka për detyrë të ruajë publikun nga informacione të gabuara, të dëmshme e të rrezikshme është AMA. Ky institucion i ka të përfshira në statutin e vet këtë detyrë dhe këtë përgjegjësi në pikën “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, përmes “garantimit të së drejtës së informimit” dhe “respektimit të standardit letrar të gjuhës shqipe”.

A mund të lejohet përbaltja e figurave me kontribut të shquar në fushën e albanologjisë, si ajo e Prof. Eqrem Çabejt, të njohur ndërkombëtarisht nga shkenca albanologjike? Krijohet përshtypja se mediat dhe disa prej personave të ftuar prej tyre duan të krijojnë një “shkencë” shqiptare, që i kundërvihet asaj botërore, çka na bën qesharakë në sy të botës. Në disa emisione televizive sulmohet me një gjuhë antishkencore, gjithçka që është arritur për një kohë shumë të gjatë nga studimet albanologjike dhe, kështu, padija po rreh të mbizotërojë mbi dijen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH