Sociale

Doni të hiqni shumë kilogramë? Përdorni këto mënyra për të shmangur lëshimin e lëkurës së barkut pas dobësimit

Shkruar nga Liberale

Doni të hiqni shumë kilogramë? Përdorni këto

Humbja e shpejtë e peshës trupore i ka edhe pasojat e veta të padëshiruara në formë të lëkurës së lëshuar dhe të tendosur

Ekzistojnë rekomandime se si t’i shmangni këto në masë të madhe, mirëpo duhet të jeni të disiplinuar dhe t’u përmbaheni rekomandimeve.

Pas humbjes së shpejtë të kilogramëve jo rrallë ndodh që lëkura të lëshohet apo të tendoset. Për të shmangur këtë në masën më të madhe të mundshme, është e domosdoshme që t’u përmbaheni këshillave dhe rekomandimeve të caktuara.

Mundësojnë ndërtimin e masës muskulore, prandaj trupi juaj do të jetë më i tendosur. Mishi pa yndyrë gjithashtu përmban kolagjen dhe nutrienë të tjerë të shumtë, të cilët lëkurës i japin elasticitet.

Pilingu me kripëra minerale nxit qarkullimin dhe përtëritjen e lëkurës, e cila do të jetë më e shëndetshme dhe më elastike. Pilingu i mirë tri deri katër herë në javë mund “t’i bëjë çudira” lëkurës suaj.

Është preparat për hidratimin dhe kurën e lëkurës i cili do t’i zbutë strijat. Vetëm një lugë e vogël vaj në ditë i qitur nëpër vendet kritike, do ta bëjë lëkurën tuaj më të butë dhe më të tendosur.

Lëkurë e shëndetshme është lëkura e hidratuar, sepse uji nxjerr toksina nga organizmi, gjë që shumë shpejt do t’i vëreni në tenin tuaj.

 

Për t’i siguruar trupit të gjithë nutrienët e domosdoshëm, përpiquni që në ushqim të fusni artikuj të presuar dhe të hani sa më shumë perime të gjelbra. Lëkura juaj shpejt do të shkëlqejë.

Poll
SHQIPENGLISH