Sociale

DEBATI/ Plazhet bosh? Shtohen pushuesit që refuzojnë të paguajnë për të pushuar në bregdet

Shkruar nga Liberale

DEBATI/ Plazhet bosh? Shtohen pushuesit që refuzojnë të

Debati që po zhvillohet lidhur me rënien e numrit të pushuesve në vendin tonë, teksa numri i turistëve po rritet dhe bizneset duken se nuk po e shijojnë rritjen, ka marrë edhe një përgjigje mbi arsyet e mundshme. Shume biznese në bregdet po përballen me braktisjen e numrit të pushuesve që ishin para bumit turistik.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar as pamjet që tregojnë disa prej plazheve të zbrazura, teksa shifrat e insitucioneve për turistët nuk përputhen me realitetin.

Pa dyshim që një prej penguesve më të mëdhenj për shqiptarët që të shlodhen buzë detit është edhe çmimi i lartë, ndonjëherë edhe abuziv i shezlongëve, pijeve apo ushqimit.

Në këto rrethana, të shumtë janë ata pushues që kanë zgjedhur mënyra alternative. Të tilla janë udhëtimet me varkë në plazhe të largëta, aty ku nuk kanë arritur ende resortet strategjike, duke marrë me vete pije dhe ushqime.

Një rast të tillë na e sjell edhe gazetari nga Vlora, Enrik Mehmeti, i cili thotë se këtë të shtunë, plazhistë të shumtë nuk mungojnë në ishullin e Sazanit.
Duket se plazhistët po refuzojnë çmimet e kripura për shezlonge dhe të restoranteve për ushqime.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH