Sociale

Bet’lehemi i gjallë, rituali për skenën e lindjes së krishtit, tërheq qindra vizitorë

Shkruar nga Liberale

Bet’lehemi i gjallë, rituali për skenën e lindjes së

I titulluar ‘Bet’lehemi i gjallë’ rikthehet rituali i tradicional i Krishtlindjeve në fshatin Hajmel në Vaun e Dejës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e këtij organizimi që bëhet për të pestin vit radhazi.


11 mijë besimtarë të krishterë risjellin historinë e lindjes së Jezusit, përmes skenave si në filmin kushtuar këtij momenti, me skena teatrale në qiell të hapur që i përngjan jetesës së antikitetet.

Kasolle të vogla prej druri dhe kashte, vatrat e zjarrit, rrahjet e hekurit, poçerinë, bluarjen e miellit, mprehjen e shpatave e çdo veprim tjetër që na kthen prapa në kohën e lindjes së Krishtit.

Kryeministri Edi Rama shkruan se ky event frymëzues do të vijojë edhe në datat 30 dhjetor dhe 1 janar duke u kthyer në një traditë të bukur festive që përfshin jo vetëm banorët e zonës, por edhe qindra vizitorë të tjerë të cilët ftohen të vijnë nga e gjithë Shqipëria për të qenë pjesë këtij organizimi emocional.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH