Sociale

Bektashinjtë kremtojnë ditën e Abaz Aliut në malin e Tomorrit/ Mesazhi i Baba Mondit: Shqiptarët t'i kthehen kombit, punës dhe dijes!

Shkruar nga Liberale

Bektashinjtë kremtojnë ditën e Abaz Aliut në malin e

Bektashnjtë u mblodhën sot në vendin e shenjte, në malin e Tomorrit. Sipas traditës ata ndezin qirinj dhe u lutënn dhe pranë varrit të Abaz Aliut.

Të gjithë besimtarët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen e tyre.

Kryegjyshi i bektashinjve Baba Mondi, ka dhënë mesazhin e tij duke u shprehur se nuk duhet të braktisim vendin.

Në fjalën e tij nga mali i Tomorrit, ku po zhvillohet pelegrinazhi i besimtarëve për ditën e Festës së Abaz Aliut, u shpreh se historia e lashtë e vendit tonë rrotullohet rreth Tomorrit mitik.

Ai tha mes të tjerash se shqiptarët nuk duhet të largohen nga vendi, por duhet t’i përballojmë vështirësitë në vendin tonë.

“Lutemi që Zoti të na lehtësojë sakrificat në këtë jetë të përkohshme, Ne si shqiptarë t’i kthehemi kombit, mos të largohemi. Të përballojmë vështirësitë në vendin tonë. T’i kthehemi punës e diturisë”, u shpreh Baba Mondi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH