Sociale

Banorët e Bulqizës tregojnë rastet e pazakonta me qentë: Pasi i lëshojmë, i gjejmë të ngordhur

Shkruar nga Liberale

Banorët e Bulqizës tregojnë rastet e pazakonta me qentë:

Banorët e fashatit Shtushaj në njësinë Administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës, po përballen me një situatë të pazakontë.

Pre disa vitesh ata ankohen se qentë që mbajnë nëpër banesa po ju ngordhin në mënyrë të çuditshme, por situata ditët e fundit është përkeqësuar edhe më shumë.

Banorët tregojnë se sa herë i lëshojnë qentë shtëpiakë, i gjejnë të ngordhur në ara apo rrugë.

Prej 8 vitesh ky fenomen është prezent në këtë fshat sa në ditët e fundit numri i qenëve që kanë banorët është vetëm tre.

Ata tregojnë se sapo qenin e lëshojnë gjatë natës apo kur largohet vetë nga shtëpia, i gjejnë të ngordhur.

Rastet e fundit kanë qenë të çuditshme teksa qentë dridheshin në momentet e fundit të jetës.

Banorët kërkojnë që policia të hetojë ngjarjen dhe të vërë para drejtësisë autorin apo autorët e helmimit të qenve.

Frika më e madhe për banorët është se mos fëmijët krijojnë kontakt me helmet që vendosen vend e pa vend.

Vetë banorët nuk kanë ndonjë person të dyshuar, ndërsa dyshojnë se kjo mund të bëhet për qëllime të veçanta siç mund të jetë vjedhja e banesave.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH