Dashuria është zyrtare! Channing Tatum dhe modelja Inka Williams nuk po e fshehin më romancën e tyre, përkundrazi – kanë vendosur ta ndajnë me të gjithë.
Për ditëlindjen e 45-të të aktorit hollivudian, Inka i dedikoi një postim të ndjerë në InstaStory, duke ndarë një kolazh fotosh intime dhe plot jetë nga momentet e tyre së bashku: përqafime, buzëqeshje, pushime dhe lojëra me qentë. Një përzierje perfekte e dashurisë dhe spontanitetit.
“Gëzuar ditëlindjen për njeriun më të pashëm, më të sjellshëm, më qesharak, më “budalla”, më të mrekullueshëm ndonjëherë”, shkroi ajo, duke e përfunduar me një “JTM trop fort” – fraza franceze që i bie
“Të dua shumë”.
Lidhja e tyre ishte përfolur që në shkurt, kur u panë së bashku në një festë para-Oscars në Los Angeles, vetëm pak muaj pasi Tatum i kishte dhënë fund fejesës me Zoë Kravitz në tetor 2024.