Sociale

Java Botërore e Vaksinimit/ Mjekja thirrje qytetarëve të vaksinohen: Shpëtojnë jetë njerëzish

Shkruar nga Liberale

Java Botërore e Vaksinimit/ Mjekja thirrje qytetarëve të

Nga data 24-30 prill shënohet Java Botërore e Imunizimit, e cila si çdo vit zhvillohet me qëllim për promovimin e vaksinimit dhe rëndësinë që ka.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka publikuar një video sensibilizuese, ku shefja e Programit të Vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik, Rovena Daja thekson rëndësinë e vaksinimit

“Jemi në fillim të javës botërore të vaksinimit. Më shumë se çdo herë tjetër ftojmë prindërit të vaksinojnë fëmijët e tyre. Vaksinohuni duke besuar.Vaksinimi është element i rëndësishëm, vaksinat shpëtojnë jetë njerëzish.

Në këtë situatë kur normalisht kemi edhe raste fruthi në të gjithë Europën, por edhe në Shqipëri ftojmë prindërit të vaksinojnë fëmijët ndaj fruthit, rubeolës, parotit si dhe gjithë vaksinave të tjera të kalendarit të vaksinimit”, tha mjekja Rovena Daja.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH