Politikë

“Vritet Fadil Nasufi dhe Lulzim Basha”, gafat e deputetit të PD në Kuvend: Nuk i gjen gjë, jeta u zgjatet...

Shkruar nga Liberale

“Vritet Fadil Nasufi dhe Lulzim Basha”, gafat e deputetit të PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka kërkuar në seancë plenare interpelancë me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha lidhur me situatën e kriminaliteti në vend.

Por gjatë fjalës së tij në Kuvend, Dogjani po i rendiste ministrit Hoxha krimet e ndodhura gjatë muajit janar të këtij viti.

Ndër të tjera ai tha se më 12 janar është vrarë "Fadil Nasufi (deputet i Kuvendit) dhe më 24 janar Lulzim Basha (deputet i Kuvendit)", lapsuse këto që i korrigjoi shpejt dhe tha se i bëri për humor, për t’i kujtuar mazhoracës që nuk duhet të qeshin me vrasjet.

Dogjani: 2025 ka filluar me një numër të madh vrasjesh kudo. Më 7 janar vritet në Dobraç Ramazan Mata, 12 janar Fadil Nasufi…më falni, Bujar Nasufi te “Pallati me Shigjeta”. Fadil nuk të gjen gjë, jeta të zgjatet. 13 janar ndiqet nga mbrapa dhe qëllohet në hyrje të Vlorës Kristian Bardhi duke rrezikur jetën e qytetarëve të tjerë. 13 janar vritet Xhelal Meta, 16 janar vriet Flamur Kamberi. 24 janar vritet në Kamëz Lulzim Basha, Lulzim Visha. 1 shkurt…këta e bëra për t’i bërë për të qeshur, për humor, por nuk është humor. Për t’iu treguar që ju qeshni me vrajset. 20 shkurt babai vret me thikë djalin e tij. Vetëm në një muaj 7 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur a thua se jemi në luftë. Viti 2024 u mbyll me 50 të vrarë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH