Kryestrategu amerikan i Partisë Demokratike, Chriss LaCivita, ka zbarkuar ditën e sotme në Tiranë, ku do të jetë krah kryedemokratit Sali Berisha në hapjen e fushatës së Aleancës për Shqipërinë Madhështore.
Ai është pritur në Rinad nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu (Video), me të cilin është shoqëruar në kryeqytet.
Fatmir Mediu doli në Rinas së bashku me të vëllain për të pritur strategun e fushatës së opozitës (në foto).
"Së bashku me Berishën dhe opozitën për një ndryshim të madh" - shkroi Mediu krahas fotove.
LaCivita ka paralajmëruar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama, se duhet t’i trembet ardhjes së tij për të qenë në fushatë krah PD-së.
Demokratët kanë zgjedhur që hapjen e fushatës ta bëjnë në sheshin Nënë Tereza. Organizimi nis në orën 19:00, ku pritet që të jenë kandidatët e të gjithë vendit dhe kryetari Sali Berisha do të ketë fjalën kryesore.
Ndërkohë një ditë pas hapjes së fushatës në 12 prill, demokratët do të bëjnë prezantimin edhe të të gjithë programit elektoral.