Showbiz

Arbër Hajdari e thotë troç: Këto janë dy ish-banorët e "BBV" që nuk i duroja dot!

Shkruar nga Liberale

Arbër Hajdari e thotë troç: Këto janë dy

Arbër Hajdari ka qenë i ftuar një ditë më parë në emisionin “Ftesë në 5”, i cili ka folur për eksperiencën e tij si opinionist i "BBV4".

Por jo vetëm kaq, pasi kur u pyet për tiparin në karakter që ai nuk e duron te një person, Hajdari tha “dyfytyrësinë”.

Fillimisht Arbri e lidhi me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por pa përmendur emra. Po kur moderatorja e njohur e pyeti nëse i ka ndodhur në përditshmëri, ai tregoi një ngjarje me një person që e kishte sharë dhe më pas ka bërë foto me të dhe e ka publikuar në rrjetet e tij sociale.

Tipari në karakter që Arbri nuk e duron dot është…

Dyfytyrësia, këto që janë me dy fytyra

E kemi ndjerë po janë munduar të ikin, të devijojnë, të arsyetojnë. Kemi patur dyfytyrësh plot, kanë mbajtur 2 qëndrime të ndryshme në 1 javë, sepse ashtu u ka leverdisur. E di, po nuk është etike, Big-u ka mbaruar, nuk është etike që unë ti përmend.

Këtu nuk ishte thjesht në lidhje me Big-un, kjo është eshtë në përditshmëri

E kam edhe në jetën e përditshme. Rasti më i fundit ishte fakti i një individi që e njihja, më kishte sharë në nja dy vende në rrjetet sociale, nuk kishte lënë gjë pa thënë. Një javë më vonë rastis diku dhe më hidhet në krah e më përqafon. I them ‘a je ti?’, ‘kam qenë me nerva o burrë, s’kam gjë me ty’, më tha. Domethënë e kishte shkarkuar gjithë energjinë e vet duke shfryrë dhe pastaj bëri foto me mua dhe e postoi në profilin e vet.

Tre virtytet kryesore që vlerëson ti te një individ

Sinqeritetin, më pëlqejnë njerëzit guximtarë. Besoj se janë dy pika të forta dhe sigurisht punëtorë. I dua dhe punëtorët, nuk ka lidhje se ça pune bëjnë.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH