Sport

Jasir Asani i jep fund marrëdhënies së tij me Giotën? Kjo FOTO ngre dyshime të mëdha

Shkruar nga Liberale

Jasir Asani  i jep fund marrëdhënies së tij me Giotën? Kjo

Duket se një tjetër çift i njohur ka zgjedhur të ndjekë rrugë të ndara. Futbollisti i kombëtares shqiptare, Jasir Asani, dhe partnerja e tij, Giota, kanë fshirë çdo foto të përbashkët nga Instagram dhe nuk ndiqen më mes tyre një sinjal i qartë që fansat e kanë interpretuar si ndarje.

Dyshja, që në verën e kaluar ndanë publikisht historinë e tyre të dashurisë, duke treguar se gjithçka nisi me një mesazh në Instagram, duket se i kanë dhënë fund romancës.

Edhe pse asnjëri nuk ka reaguar drejtpërdrejt për të konfirmuar ndarjen, heshtja dhe ndryshimet e dukshme në profilin e tyre flasin vetë. A është kjo thjesht një pauzë, apo fundi i një historie që dikur dukej premtuese? Mbetet të shihet në vazhdim.

Jasir Asani  i jep fund marrëdhënies së tij me Giotën? Kjo

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH