Sport

"E vështirë, por ne do ta fitojmë NDESHJEN me SERBINË", lojtarët e Kombëtares optimistë: Ata kanë kualitet, por jemi përgatitur shumë!

Shkruar nga Liberale
"E vështirë, por ne do ta fitojmë NDESHJEN me

Strakosha dhe Hoxha, dy lojtarët e radhës të Kombëtares shqiptare, të cilët iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp, nga ku deklaruan se ndaj Serbisë do të merren 3 pikë.

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen me Serbinë, e cila është vendimtare sa i përket objektivit për kualifikim drejt Kupës së Botës 2026. Këtë të mërkurë u zhvillua edhe konferenca e radhës për shtyp, ku të pranishëm ishin sulmuesi Arbër Hoxha dhe portieri Thomas Strakosha.

Gardiani, i cili aktivizohet me AEK-un në kampionatin grek, analizoi atmosferën në ekip.

“Ne e shohim sportivisht, na vlejnë 3 pikët. Të tregojmë që meritojmë Botërorin, e shtuna është më e rëndësishmja. Ëndrra jonë është Botërori, prandaj e kemi përgatitur shumë mirë deri tani. Çunat janë pozitivë dhe besoj do ia dalim”, tha Strakosha.

Më tej ai foli edhe për mungesën e minutave në kampionatin helen.

“Nuk besoj që është problem, stërvitem gjithmonë. Është çështje përqendrimi kur arrin në këtë moshë, jam gati”, tha Strakosha.

Por i.bindur për një rezultat pozitiv është edhe sulmuesi Hoxha.

“Do jetë ndeshje e vështirë, kundërshtari ka cilësi në grup. Jemi përgatitur mirë, besoj do ta fitojmë ndeshje."-tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH