Politikë

A do të bashkohet me Berishën pas 11 Majit, për të rrëzuar PS-në nga pushteti? Tom Doshi shuan kureshtjen

Shkruar nga Liberale
A do të bashkohet me Berishën pas 11 Majit, për të

PSD mund të jetë partia e tretë pas 11 majit dhe mund të jetë partia që do të përcaktojë maxhornacën qeverisëse. Kreu i PSD-së Tom Doshi nga Korça bëri të qartë se partia e tij nuk po lufton për të sjellë Berishën në pushtet, ndërsa nga ana tjetër shprehu pakënaqësi me PS-në.

Ne jemi partia që i kemi bashkuar të gjithë votuesit, të majtë e të djathtë/ Po luftojmë për mandatet tonë, por jo për të sjellë Berishën në pushtet. Sërish nesër do të bashkëpunojmë me PS  por nuk më vjen mirë mënyra se si po sillen me ju në Korçë dhe të gjithë Shqipërinë", tha Tom Doshi.

"Po bëjnë presion për vende pune, fermerëve, bizneseve. Kjo nuk është e drejtë dhe për këtë ju përgjigjeni me votë. Edhe ato që nuk janë prezent dhe punojnë në administratë që po i dhunojnë nga ana psikologjike, sot në 2025 kërkojmë të jemi pjesë e Europës, por Europë nuk që të dhunosh tjetrit për të votuar. Ne e kemi lënë pas komunizmin. Ndaj ju bëj thirrje edhe atyre që nuk janë sot këtu: Votoni PSD, jemi partia e tretë politike. Nuk kemi ardhur këtu të prishim mandatet e PS, por të marrim mandatin e PSD-së”, - theksoi Tom Doshi, kreu i PSD.

PSD në zgjedhjet e 11 majit pretendon një mandat edhe në qarkun e Korçës.

Ne jemi afër njerëzve të varfër, të sëmurë që i ka braktisur shteti.”, tha më tej ai.

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH