Showbiz

"Po si nuk ta thashë në 'Big Brother Vip'"/ Valbona Mhilli 'GODET' Arbër Hajdarin: Është e pamundur...

Shkruar nga Liberale

"Po si nuk ta thashë në 'Big Brother Vip'"/

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli nuk ka munguar në aktivizimin e rrjeteve sociale, kryesisht në instagram. Një ditë më parë, ajo ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim viral me ndjekësit e saj, ku ka vendosur që t’u kthejë përgjigje vetëm dy mesazheve.

Një person i ka shkruar që është shumë e bukur, madje ka lënë të kuptohet se është një ish-banor i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“O Bona je shumë e bukur. Si nuk ta thashë kur ishim në Big”, ka shkruar personi në fjalë, shoqëruar edhe me një emoji me zemër të kuqe.

Ndërkohë Valbona ka kthyer një përgjigje të shkurtë: “A ti ti ti…”, duke mos treguar se kush është ndjekësi që i ka bërë një koment të tillë.

Më pas ish-banorja ka publikuar një pyetje tjetër që mesa duket është nga opinionisti i njohur, Arbër Hajdari, i cili ka kërkuar që të futet negociator për paqe mes saj dhe Laert Vasilit.

“A më pranon si negociatorin tënd për paqe me Laertin?”, ishte pyetja e tij, ndërkohë Valbona duke e etiketuar në postimin e saj i përgjigjet: “Mision i pamundur”.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH