Globi

VIDEO BËHET VIRALE/ Me muzikë dhe duke kërcyer me grupin e rock-ut, si e feshtoi fitoren kryeministri kanadez

Shkruar nga Liberale

VIDEO BËHET VIRALE/ Me muzikë dhe duke kërcyer me grupin e

Kryeministri i sapozgjedhur i Kanadasë, Mark Carney, festoi fitoren e tij elektorale në një mënyrë të pazakontë, por shumë argëtuese. Politikani u ngjit në skenë së bashku me grupin kanadez rap-rock Down With Webster.

Carney befasoi të pranishmit duke kërcyer e performuar me entuziazëm në krah të anëtarëve të grupit, ndërkohë që mbante veshur një bluzë me logon e tyre.

Videoja e këtij momenti u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar një valë reagimesh, kryesisht të habitura, por pozitive, ku shumë ndjekës që shprehën entuziazmin dhe buzëqeshjen e tyre për këtë anë tjetër të një lideri politik.

Por dashuria e Carney për Down With Webster nuk është diçka e re. Ai ka deklaruar disa herë se është një fans i madh i grupit, ndërsa këngët e tyre janë dëgjuar shpesh në tubimet zgjedhore të Partisë Liberale.

Në këtë klimë të ngarkuar, Carney zgjodhi të ndajë fitoren e tij përmes një gjesti të papritur dhe më njerëzor, duke treguar se edhe politika, sado serioze të jetë, ka vend për pak relaks. 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH