Politikë

SURPRIZË në Tiranë! Numërohen 4 kutitë e para: Rivalitet i ashpër PS-PD, “Mundësia” e treta

Shkruar nga Liberale

SURPRIZË në Tiranë! Numërohen 4 kutitë e para:

Procesi i numërimit të votave ka nisur edhe në Tiranë, ku janë numëruar katër kutitë e para të votimit.

Rezultati i 4 kutive të para tregon një garë të ngushtë mes Partisë Socialiste dhe Koalicionit të Partisë Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Megjithatë është ende herët për të parë qarkun e trendit të Tiranës, pasi janë numëruar vetëm 4 qendra votimi nga 1282 në total.

Rezultatet e katër kutive të para:

Partia Socialiste (PS) ka siguruar 563 vota, që përbëjnë 41.61% të totalit të votave të numëruara deri tani.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka arritur 496 vota, ose 36.66%.
Partia Mundësia ka marrë 94 vota, që përbëjnë 6.95%.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka marrë 58 vota, që përfaqësojnë 4.29%.
Lëvizja Bashkë (BASHKE) ka siguruar 65 vota, ose 4.80%.
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) ka marrë 13 vota, që përbëjnë 0.96%.
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka marrë 32 vota, ose 2.37%.
Lëvizja Atdheu (LA) ka arritur 1 votë, që përbën 0.07%.
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka marrë 3 vota, ose 0.22%.
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) nuk ka marrë asnjë votë, ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) ka siguruar 28 vota, që përbëjnë 2.07%.

 

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH