Përfaqësuesja e lartë e KE në Tiranë, Kaja Kallas deklaroi se integrimi i Shqipërisë në 2030, është i mundur nëse të gjithë ndërmarrin hapat e duhur.
Gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama, zyrtarja e BE tha se sundimi i ligjit është skajshmërisht i rëndësishëm, është themel i begatisë së një vendi.
“2030 a është objektiv? Po është nëse ne te gjithë do ndërmarrim hapat e duhura.
Pra, Shqipëria me reformat e saj. Sundimi i ligjit është skajshmërisht i rëndësishëm, është themel i begatisë së një vendi. Kjo është edhe në të mirën e Shqipërisë. Është realiste nëse të gjithë bëjmë detyrat e shtëpise.” u shpreh Kallas.