Politikë

"U hap grupkapitulli tjetër me BE", Rama thirrje emigrantëve: Dërgoni zarfin me votën tuaj!

Shkruar nga Liberale

"U hap grupkapitulli tjetër me BE", Rama thirrje

Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish thirrje emigrantëve shqiptarë që të dërgojnë zarfin me votën e tyre, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ai njoftoi se është aprovuar hapja e një tjetër grupkapitulli të negociatave me Bashkimin Europian, duke e cilësuar këtë si një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit.

Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama u shpreh se emigrantët kanë mundësi të jenë e takimit të madh me historinë.

“Kudo tjetër, që të mos e mbajnë në shtëpi. Ta nisin sepse në 11 maj kanë mundësi të jenë pjesë e takimit të madh me historinë. Dje, kur po shkoja në Fier, mora dhe lajmin që grupkapitulli tjetër i negociatave u aprovua për t’u hapur. Kemi hapur 16, hapim edhe 8 të tjerë tani, që bëjnë 24. Mbeten edhe 11 të tjera. Ky do ishte rekord evropian”, tha Rama. 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH