Politikë

Berisha deklaron se mund të udhëtojë në SHBA, por DASH nuk e ka hequr ende vendimin "non grata"

Shkruar nga Liberale.al

Berisha deklaron se mund të udhëtojë në SHBA, por DASH nuk e

Sali Berisha ka deklaruar se mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar vendimin e shpalljes "non grata" si të motivuar politikisht dhe të dënuar nga ai vetë.

Megjithatë, në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit të SHBA, vendimi i vitit 2021 për shpalljen "non grata" të tij dhe të familjes së tij vazhdon të jetë në fuqi.

Ky vendim, i shpallur nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e akuzon Berishën për korrupsion të rëndë dhe keqpërdorim të fondeve publike gjatë kohës që ka ushtruar funksionet e tij zyrtare.

Përveç Berishës, në listën e zezë janë përfshirë edhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha, djali Shkëlzen Berisha dhe vajza Argita Berisha Malltezi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH