Politikë

FOTOLAJM/ Rama firmos "bastin" e hapur në Kuç, parashikon sa mandate do të marrë PS

Shkruar nga Liberale

FOTOLAJM/ Rama firmos "bastin" e hapur në Kuç, parashikon

Kryeministri Edi Rama ndodhej sot në Kuç, Vlorë, ku bëri një parashikim për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në atë që e cilëson si “Memorandumi i Kuçit”.

Sipas tij Partia Socialiste do të sigurojë me një probabilitet 100%, plot 78 mandate, një rezultat që do të përfaqësonte një rritje me katër mandate krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.

Kreu i qeverisë tha se këto mandate shtesë, do të vijnë nga qarqet e Elbasanit, Fierit, Shkodrës dhe Dibrës.

Por megjithatë, kryeministri prezantoi edhe një skenar të dytë, që sipas tij ka po ashtu 50% mundësi të realizohet, ku PS arrin të fitojë 88 mandate në total.

Në këtë parashikim më ambicioz, socialistët sipas Ramës do të marrin nga një mandat më shumë se në vitin 2021 edhe në Kukës, Lezhë, Durrës dhe Vlorë, ndërsa në Tiranë pritet të fitojnë dy mandate shtesë.

FOTOLAJM/ Rama firmos "bastin" e hapur në Kuç, parashikon

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH