Politikë

Alizoti: Lajm madhështor, DASH rrëzon vendimin, merr fund "Non Grata"!

Shkruar nga Liberale

Alizoti: Lajm madhështor, DASH rrëzon vendimin, merr fund "Non

Drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Tomor Alizoti ka pretenduar sot se kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është hequr “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Berisha është shpallur "non grata" nga DASH, nën qeverisjen e Administratës së kaluar, ndërsa opozita e quajti të padrejtë dhe të ndikuar politikisht vendimin, duke shpresuar se me ardhjen e Donald Trump, një masë e tillë do të hiqej.   

Postimi i Alizotit:

Lajm madhështor në prag të Shqipërisë Madhështore!
Departamenti i Shtetit Amerikan rrëzon vendimin – merr fund Non Grata!

Pas çdo sfide të përballuar me guxim dhe vendosmëri, vjen ringritja.
Këtë herë, më të vendosur se kurrë!

Së bashku, drejt fitores!

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH